Kreshnik Gashi nga BIRN ka thënë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese i zgjedh politika.
“Gjyqtarët e Kushtetueses i zgjedh politika, ne e dimë si shoqëri që politika i zgjedh ata”, ka thënë Gashi.
“Këta kanë të drejtë të jenë politikë, të marrin vendime çfarë të duan edhe në emër të politikës”, ka thënë tutje Gashi në “Debat Plus“.
Gashi është shprehur se ngritja e paraleles mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Rregullt të Kryeprokurorit është ndryshe.