Gashi i akuzoi se xhamia u financua nga Serbia, imami Musliu: Populli i ynë e ka financuar, nesër do ta padisim

Imamët e xhamive Mati 1 dhe Veterniku në Prishtinë do të dorëzojnë një padi ndaj ish-zëvendësministrit, Milazim Gashi, në lidhje pretendimet e tij se disa xhami janë financuar nga Serbia.

Imami i xhamisë Mati 1 në Prishtinë, Fadil Musliu, ka njoftuar se së bashku me xhaminë e Veternikut do të dorëzojnë një padi ndaj ish-zëvendësministrit Milazim Gashi.

Gashi kishte deklaruar se disa xhami, përfshirë atë në Mati 1 dhe në Veternik, janë të financuara nga Serbia, çka ka nxitur reagime të ashpra dhe vendosmëri për ndjekje ligjore nga imami Musliu.

Në një lidhje direkte në “Debat Plus”, Musliu i quajti shpifje deklarimet e Gashit, duke theksuar se nuk kanë qëndruar duarkryq përballë këtyre akuzave.

“Kemi përgatitë padinë dhe për shkak të disa pengesave teknike, derisa t’ia gjejmë adresën e numrin e telefonit, nuk e kemi deponuar. Besoj që nesër xhamia Mati 1 dhe Veterniku do ta deponojnë padinë në gjykatë. Nëse ka ndonjë trohë drejtësi, atij shpifësi do t’i tregohet vendi… Xhamitë tona janë financuar dhe sponsorizuar qartë prej popullit tonë dhe punën finale e ka përfunduar shoqata bamirëse e Katarit”, ka thënë Musliu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika