Gashi i “Sierra Lab” kritikon ministren Hajdari: E akuzon për keqmenaxhim, mungesë transparence dhe favorizime në tregun e naftës

Jakup Gashi, pronari i laboratorit testues të naftës “Sierra Lab,” ka reaguar ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke e kritikuar për menaxhim të dobët dhe vendime të njëanshme në sektorin e naftës.

Hajdari gjatë ditës ka shkruar se në mandatin e Qeverisë Kurti 2 është arritur rregullimi i tregut të naftës dhe derivateve në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë, duke përmirësuar aspektet ligjore, cilësinë e produkteve, tregtinë, rregullimin e çmimeve dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka ngritur shqetësime lidhur me transparencën, cilësinë e derivateve dhe emërimet në pozita kyçe.

Sipas Gashit, ministrja Hajdari ka favorizuar grupe të caktuara të interesit duke shmangur transparencën në takimet me kompanitë e industrisë së naftës. Ai kërkoi publikimin e listës së kompanive që ministrja ka takuar dhe kërkoi sqarime për autorizimet e dhëna në këtë sektor.

Postimi i plotë i Gashit:

Reagim ndaj postimit te ish ministres Rozeta Hajdari

Pike se pari na tregoni se cilat janë kompanitë apo grupe te interesit shenoj me emra.

Trego se cilët me emra kompanitë e naftëtarëve ke takuar me orar e pa orar ne zyren tuaj dhe sa here I ke takuar TVK qe kane qene te autorizuar nga ju

Ne mandatin e juaj kaloj ligji për nafte siç kërkuan oligarket e naftës; pra je ministrja e vetëm qe Shoqata e natareve te ka përkrahur; ‘Kur shumarin e livdon katuni malit ju kajt nana’; kjo fjale e urte popullore qe vlen edhe neë kët sektor.

Si e rregulluat këtë sektor me emërimin e djalit te kryetarit  zt.Fadil Berjanit  te Shoqatës se naftëtarëve këshilltar tek Besnik Bislimi ( Dillon Berjani )

Me emërimin ish drejtorit te IP petrollin si  zëvendës drejtor ne AKP Burim Leci

Na trego ministër çfarë vepruat ju me kompanitë te cilat importonin ujë ne vend nafte nga Republika e Shqipërisë  pse akoma  nuk ju more licencat pse i lejon te veprojnë akoma lirshëm ka me tepër se 2 vite

Nga 100 autobota sa importohen nafte ne Republikën e Kosovës kontrollohen vetëm 2 deri ne 4 autobota a eshte kjo e mjaftueshme

Lexo raportin e auditorit ku thotë citoj: RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS SISTEMI I KONTROLLIT DHE MONITORIMIT TË CILËSISË SË DERIVATEVE TË NAFTËS Cilësia e derivateve të naftës në import nuk është siguruar në nivelin e duhur. Kontrollet e importeve të derivateve të naftës të kryera nga Dogana nuk kanë qenë të përshtatshme dhe për pasojë nuk kanë arritur të sigurojnë se nafta e importuar në Kosovë plotëson kërkesat dhe standardet si ato vendore, ashtu edhe ato ndërkombëtare. Me shtetëzimin e kësaj fushe nuk lejohet sipas ligjeve te Republikës se Kosovës as me direktivat europiane e as nuk eshte praktik e vendeve europiane

Shtetëzimin e kontrollit sot nuk e ke as ne Rusi e as ne Kine pse do te duhet Kosova ta bënte. Ku eshte prapavija  e saj?

Me vendimet e juaja naftëtarët nuk paguajnë për analiza gjate importit te cilat kryhen ne Dogane te Kosoves, por për import te miellit, vajit, qumështit, lëngjeve te pemëve e perimeve paguhen. Pse te  jene te privilegjuar nafetaret a ke ndonjë interes apo e bën nga mosdija.

Ja po i shënoj disa nga pagesat për artikujt esencial

psh.:

Perimet e fresketa ose te ngrira (speci, spinaqi, domatet, lakra trangulli, karrota , shalqiri, kungulli, patate etj.

Ngarkesat deri 1.0 ton € 30  Ngarkesat mbi 1 ton € 2 / t Per nja kamion 31 ton paguhet 90 Euro

Mielli dhe prodhimet e Miellit 

Ngarkesat deri 1 ton € 30 Ngarkesat mbi 1 ton €2 / t Per nja kamion 31 ton  paguhet 90 Euro

Ushqimi industrial dhe foragjeret e pa perpunuara (fara per vaj industrial, panxhari i sheqerit, kallam sheqeri pambuku i pa perpunuar dhe fijet e perimeve te industrise foragjeret e bluara te perimeve dhe miell misri i rendomte, foragjeret e perziera etj .)

Ngarkesat deri 1 ton  €30 Ngarkesat mbi 1 ton  € 2 / t Per nja kamion 31 ton  paguhet 90 Euro

Panxhar sheqeri dhe produktet e tij (sheqeri per konsum) €30

Ngarkesat mbi 1 ton  € 2 / t Per nja kamion 31 ton  paguhet 90 Euro

Lengjet e frutave dhe perimeve

Ngarkesat deri 1 ton €30 Ngarkesat mbi 1 ton € 2 / t Per nja kamion 31 ton  paguhet 90 Euro

Pijet alkoolike  € 55/t + 5 €/t Per nja kamion 31 ton  paguhet  205.00 Euro

Vera   € 45/t + 4 €/t Per nja kamion 31 ton  paguhet  165.00 Euro

Birra   € 35/t + 3 €/t Per nja kamion 31 ton  paguhet 125.00  Euro

Mielli dhe prodhimet e Miellit 

Ngarkesat deri 1 ton € 30 Ngarkesat mbi 1 ton  €2 / t Per nja kamion 31 ton  paguhet 90 Euro

Kafe, Kakao (produktet e tyre)  €40 Ngarkesat mbi 1 ton  €4 / t 

Perimet e bluara (p.sh. biber, melmesa e ndryshme)  € 30

Ngarkesat deri ne 1.0 ton € 2/t Per nja kamion 31 ton  paguhet 90 Euro

Perimet e fresketa ose te ngrira (speci, spinaqi, domatet, lakra trangulli, karota , shalqiri, kungulli, patate etj.

Ngarkesat deri 1.0 ton € 30 Ngarkesat mbi 1 ton  € 2 / t Per nja kamion 31 ton  paguhet 90 Euro

Perimet e bluara (p.sh. biber, melmesa e ndryshme) € 30

Ngarkesat mbi 1 ton  € 2 / t Per nja kamion 31 ton  paguhet 90 Euro

Frutat Frutat e fresketa te citruseve (limoni,. portokalli, mandarina dhe llojet tjera te pemeve Molla, Dardha, Kajsia, Pjeshka, Qershi etj. Thelboret arra, lajthia etj.

Ngarkesat deri ne 1.0 ton  € 30 t Ngarkesat mbi I ton  € 2/t Per nja kamion 31 ton  paguhet 90 Euro

Kurse Naftëtarët pagesën për import e kane 0.00 Euro per analiza ne laboratorin e doganes

Çdo pagese mos te harrojmë e paguajnë qytetaret e jo biznesi

Pra veprimet e juaja janë duke mbrojtur oligarket e jo qytetaret.

Me shprese se një ministre e nivelit tuaj do jete e fundit qe do te udhëheq këtë ministri

Te kujtoj kur unë kam luftu pa rregullsitë ne sektorin e naftës ju keni qene këshilltare ne kabinetin e ish Kryeministrit  Hashim Thaqi

Nuk di pse kjo lufte kaq e madhe ndaj laboratorëve TVK  qe qarkullim vjetor nuk e kalojnë 200 000.00 euro dhe ju del ne mbrojtje oligarkëve qe qarkullimin e kane mbi 700 000 000.00 euro këtu ka vetëm një arsye qe ti po e dëshmon me veprimet tuaja.

Udhezimi administrativ 09/2020 pjesa e shenjezimit eshte akoma ne fuqi prandaj mos manipulo me qytetaret besoj jane te vetedijshem

Qe nga dhjetori i viti 2024 nuk ke kontroll te cilesise se naftes ne treg me cfare arsyje nuk ka kontroll. Mos ju je borgjli deri sa te perfundon fushata? Apo ke ndaj tyre ndonje obligim?

Me vjen keq por deshtimi i Levizjes Vetevendosje vjen nga njerez te cileve ju dha pushtet te pa merituar ne qeverisje te njerzve parashutista siq jeni ju

Une kam pritur nje rregullim ne kete sektor por duke te pare ty personalisht qe 4 vite tani bindem se dallimi ne mes partive jane vetem emrat e perveqem jo me parti te caktuara ku shpresonim

Ju e disa ministra nen qeverisjen e Levizjes Vetvendosje thyet shpresat e qytetareve me keqardhje nga ju

Edhe pse tenitimi i juaj nuk do te kete sukses per mbylljen e laboratorve te akredituar sot ka mbi 400 000 makina relevante me laboratore private testuese dhe secili qytetar e din se cfare kualiteti edhe sasie ka ne pompat e derivateve sado qe mundohesh per ta arsyetuar si sukses kete. E kuptojne qytetaret e deshmojne te kunderten me harxhime , me prishje, me nderrim te zhurrmes tek makina si dhe terhekje

Bartja e kompetences per kontroll te naftes tek Dogana eshte ne kundershtim me ligjet e aplikuara ne Kosove.

Kohen kur ju keni bartur kete kompetence Dogana nuk kishte kapacitet dhe paisje. Ke edhe deshmi se me sa aparate jane bere matjet edhe a kane qene ne kerkesat ligjore apo ne kundershtim me to

Kerkesa per bartje tek Dogana ka qene e naftetareve e jo e qytetareve

Fushe verimtaria e juaj eshte mbrojtja e interesit te qytetarve e jo interesit te oligarkeve siq po keni deshire ju ti quani

Licencat jane te rregulluara me ligjin per leje e licenca per periudha per 6 vite eshte ne kundershtim me kete ligj

Kostoja

Nje autobot me 31000 .00 litr ,30 euro

çmimi I inspektimit 30 euro

çmimi shites ne 2022 1.94

31,000.00 x 1.94 = 61,140

30 euro /61,140 Euro =0.00049

nje depo (rezervar) makine litra 50 x 0.00049 =0.0245 kostoja e inspektimit ne kufi te cilen e ka paguar konsumatori

Unë do te vazhdoj te ju demantoj për çfarëdo qe thuhet nga ju per sektorin e naftës gjoja per rregullimin e ketij sektori ne kete kohe fushate dhe jam I gateshem te perballem me ju edhe ne debat per secilen veprim qe keni ndermar gjate ketyre 4 viteve

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika