Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Zëdhënësi i KPK-së, Gashi, ka thënë se kërkesa për ligjin e ndryshuar për KPK-në në Institucionin e Avokatit të Popullit që ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, ka ardhur si pasojë e evidentimeve konkrete të shkeljeve kushtetuese dhe ligjore që janë bërë me anë të këtij ligji, ndërsa ka shtuar se nuk ka interesa personale brenda anëtarëve në KPK, gjë të cilën nuk e ka thënë avokati Yll Zeka, sepse sipas tij, KPK nuk mund të shkëputet nga interesat personale të anëtarëve të Këshillit

Bedri Gashi, zëdhënës i KPK-së, në lidhje direkte në emisionin "Five"

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit të ndryshuar për KPK-në në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

E për këtë, Bedri Gashi, zëdhënës i Këshillit Prokurorial të Kosovës, në emisionin “Five” të RTV DUKAGJINI, ka thënë se kjo kërkesë është bërë pasi ka pasur shkelje kushtetuese dhe ligjore.

Sipas Gashit, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë pjesë në grupet punuese në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, duke shprehur gjitha rekomandimet, por siç thotë ai, asnjë nga ato qëndrime dhe komente të KPK-së nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë futur në ligjin e ndryshuar të KPK-së.

“Kemi kërkuar një hartim dhe raport më të gjerë të zgjerimit të këtij ligji”, ka thënë Gashi.

Ndërsa për këtë, avokati, Ylli Zeka, ka thënë se mbetet në diskrecionin e Avokatit të Popullit të vlerësojë se sa është valide kjo kërkesë nga KPK.

“Në bazë të opinionit të Komisionit të Venecias, jam shumë skeptik që Avokati i Popullit të dalë kundër këtij Komisioni të Venecias dhe ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Zeka

Zeka: Ka interesa të individëve brenda KPK-së

Sipas Zekës, në dhjetë vitet e fundit, KPK ka dështuar që të ketë transparencë dhe efikasitet në proceset e rëndësishme.

Sipas tij, KPK nuk mund të shkëputet nga interesat personale të anëtarëve të Këshillit.

Ylli Zeka, avokat, i ftuar në emisionin “FIVE”

E për këtë ka reaguar Gashi, duke thënë se këto janë perceptime të shoqërisë civile dhe mbeten të paqëndrueshme, sepse sipas tij, Këshilli Prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar për të analizuar proceset që kanë të bëjnë me mandatin dhe vizionin e saj.

Ndërsa Zeka, ka replikuar duke thënë se raportet e shoqërisë civile janë në vijë të njëjtë të mendimit me raportet e organizatave ndërkombëtare.

Reforma në drejtësi, mosmarrëveshja në mes të Qeverisë dhe KPK-së

Sipas avokatit Zeka, kjo mosmarrëveshje midis Qeverisë dhe KPK-së, vazhdon të dëshmojë intencën e institucioneve, që mos ti lëshojnë pozitat e tyre, siç thotë ai, të vazhdojnë një sistem ku nuk ka llogaridhënie dhe transparencë, dhe luftim të krimit të organizuar.

Procesi i vettingut

Zeka për procesin e Vettingut, ka thënë se Kosova, është një nga vendet e rralla, që Komisioni i Venecias i ka japur dritë të gjelbër Ministrisë së Drejtësisë për të ndërprerë mandatin në KPK për shkak që kanë funksionuar si një korporatë.

Zeka ka thënë se koordinimi i sotëm i kryeministrit Kurti me partitë politike, ishte inkurajues.

“Ne kemi qenë ithtarë që Ministria e Drejtësisë të koordinohet me cdo parti politike, të ketë ndryshime të mirëfillta kushtetuese dhe të ecë përpara me procesin e vettingut”, ka thënë ai.

Ai ka përfunduar duke shpresuar që procesi i Vettingut të mos jetë i pjesshëm, të vazhdojë edhe në nivelet më të ulëta të institucioneve, jo vetëm në nivelet e larta.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika