Gashi: Kanë nisur negociatat për ndërrimin e kryeministrit të Kosovës

Milazim Gashi, Ish-zëvendësministër për Komunitete në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se Albin Kurti edhe pak kohë nuk do jetë më kryeministër i Kosovës

Ish-zëvendësministri për Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Milazim Gashi

Ish-zëvendësministri për Komunitete në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se shumë shpejt Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër i vendit.

Këto deklarata, Milazim Gashi i bëri në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, ku tha se bashkësisë ndërkombëtare i ka humbur durimi ndaj Kurtit.

Ai tha se kryeministri i ri mund të jetë nga partia e Lëvizjes Vetëvendosje ose do të ketë zgjedhje të reja.

“Ka një afat, sepse Kurti ose do ta bjerë një kryeministër nga partia e tij, po shpresojmë që vec se kanë nis negociatat për ndërrimin e kryeministrit të Kosovës. E them me plot përgjegjësi, më vjen keq për Kurtin sepse kem prit që të reflektoj dhe të sjell diçka të mirë për vendin tonë dhe jo të barrikadohet dhe të futet në konflikte me tërë botën”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se një bashkësi e tillë nuk do të themelohet.

Sipas tij, nëse nuk shkarkohet Kurti, ai do ta dorëzojë vetë mandatin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika