Gashi: Kodi Civil dokumenti më i rëndësishëm pas Kushtetutës

Haxhi Gashi, Profesor i të Drejtës Civile tregoi për rëndësinë që ka ProjekKodi Civil, i cili së shpejti do të dërgohet nga ekzekutivi në Kuvend për miratim. Ai ka thënë se ky është dokumenti i dytë i rëndësishëm pas Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Blerina Neziri, moderatore, Haxhi Gashi, Profesor i të Drejtës Civile dhe Lirik Sylmeta, moderator

Haxhi Gashi, Profesor i të Drejtës Civile, në Universitetin e Prishtinës dhe ekspert kryesor i cili ka marr pjesë në hartimin e Kodit Civil, gjatë një bisede të realizuar në emisionin Magazina me Blerina Neziri-Abazi dhe Lirik Sylmetaj në Radio Dukagjini, tregoi për rëndësinë që ka ProjekKodi Civil, i cili së shpejti do të dërgohet nga ekzekutivi në Kuvend për miratim. Sipas Gashit, Kodi Civil konsiderohet dokumenti më i rëndësishëm pas Kushtetutës.

“Kodi Civil ka një rëndësi të madhe, është dokumenti i dytë i rëndësishëm menjëherë pas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Është punuar gjatë në të, ka kaluar nëpër zyrat e gjashtë ministrave të drejtësisë. Ndoshta nuk është dokumenti më i mirë i mundshëm, por kemi arritur të ofrojmë një draft që mendojmë se është një model gjithëpërfshirës, ku i është kushtuar vëmendje e theksuar të drejtave të njeriut që janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi.

Gashi përmendi edhe disa nga përfitimet që vijnë nga Kodi Civil, i përkrahur financiarisht nga BE-ja.

“Përfitimet që do t’i kenë qytetarët nga Kodi Civil janë të shumta. Ky projekt do të rregullojë dhe promovojë segmente të ndryshme të jetës, si sigurimi i barazisë së grave, barazinë para ligjit, të drejtat e njeriut, çështjet pronësore, transaksionet ekonomike, kontratat, marrëdhëniet familjare, përmirësimi i të drejtave të fëmijëve dhe trashëgimia”, ka thënë Gashi.

Gjatë kësaj bisede prof. Haxhi Gashi, foli edhe për nenin përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë. Ishte pikërisht ky nen që bëri që deputetët të refuzojnë t’a miratojnë në Kuvend këtë Kod pas diskutimeve të shumta. Por, Gashi deklaroi se deputetët do të duhej fillimisht ta kalonin Kodin, e që pastaj të ketë diskutime për nene të caktuara. Sipas tij, Kodi Civil nuk mund të mbetet peng i një neni.

“Në fakt janë mbi 1 mijë e 600 nene dhe kjo çështje ka disa pika, jo një nen të plotë. Nuk do të duhej të mos miratoheshin nenet tjera për shkak të një neni, pasiqë gjithmonë ka zgjidhje. Kodi Civil duhet të miratohet e pastaj gjatë fazave të mëvonshme të shikohen versionet më të mira të mundshme, gjithmonë në përputhje me kushtetutën. Askush nuk ka të drejtë të mohojë të drejtat e dikujt, sidomos përfaqësuesit e popullit, nëse kushtetuta i lejon ato, anipse kushtetuta ndonjëherë nuk është shumë eksplicite në këtë drejtim, megjithatë ndalon diskriminimin”, tha Gashi.

Edhe pse nuk e ka parë verzionin e fundit të çështjes së bashkëjetesës së personave të gjinisë së njejtë, Gashi ka thënë se me gjasë kjo pikë para deputetëve do të prezantohet në dy variate.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën e 26 Tetorit ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta procedojnë për votim në Kuvend, Projektkodin Civil, duke u shprehur e bindur që kësaj here ky Projektkod do të kalojë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika