Gashi: Kosova ka dështuar në shumë mekanizma institucionalë të cilat duhej t’i mbronin qytetarët

Kosova ka dështuar në shumë prej mekanizmave shtetërorë të cilët do të duhej t’i ofronin siguri qytetarëve sipas Kreshnik Gashit nga BIRN. Ky i fundit ka thënë se burgjet e Kosovës nuk ofrojnë programe të risocializimit

Kreshnik Gashi nga BIRN

Kreshnik Gashi nga BIRNI ka thënë se në dosjen e Prokurorisë së Shtetit është e eliminuar si mundësi që viktima, t’i ketë djegur veturën Betim Januzit (Butës), pasi ky i fundit nuk kishte arritur ti identifikonte personat e maskuar dhe nuk e kishte përmendur si person në të cilin dështon .

Gashi ka thënë se në bazë të të dhënave ky mundet të jetë edhe rasti i parë, por ne kemi edhe 10 vrasje në Kosovë për parking, ku ende nuk kemi diskutuar pse i kemi këto raste.

“Shteti i Kosovës po dështon në shumë prej mekanizmave që i ka, prej të cilave duhet të mbrojë qytetarët prej akteve të tilla” ka thënë Gashi, në RTV Dukagjini.

Sipas tij, arsyet pse po dështon shteti  i Kosovës është ngaqë “ nëse një person ka kryer më shumë se një herë vepra penale edhe po i njëjti vazhdon të bëjë vepra kriminale, kjo na tregon se krejt mekanizmi i trajtimit institucional për risocializim po dështon në këtë vend”.

Tutje, Gashi ka thënë se në Kosovë ka burgje prej të cilave prodhohen kriminelë.

“Në burgjet e Kosovës nuk ka mundësi më të mëdha se të bëhesh saldues dhe bujk dhe ky është dështim  komplet i Qeverisë së Kosovës pasi, nuk ka një projekt të risocializimit për të burgosurit”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, të burgosurit të cilët dalin nga burgjet menjëherë takohen me një ambient të rregullT, ku nuk do të mund të gjejnë punë për shkak të kaluarës kriminale.

“Kosova ka kode penale prej të cilave ndalohet nxitja e urrejtjes dhe vrasjes”  ka thënë ai.

“Autoritetet  nuk kanë analizë , për të ditur se vrasjet a kanë qenë nga repi, apo nga motivet “ ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika