Kreshnik Gashi nga BIRN, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se duhet të dijmë se kriza (në veri) ende nuk ka përfunduar.
“Kriza nuk ka përfunduar. Ai grup vazhdojnn të ekzistojë. Ai grup janë aktiv në zonën e vet të sigurtë”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë se grupi terrorist në veri janë duke tentuar të rigrupohen.
“Këtë e themi sepse përkrahja politike e tyre që po vjen këto dy ditë është prapë e madhe dhe tentativa për ta kthyer popullatën në mbështetës të grupit është duke ndodhur”, ka thënë tutje ai.