Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, gjatë fjalës në Kuvend ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, duke e quajtur “të paaftë dhe të zhytur në korrupsion.”
Ai akuzoi qeverinë për dështim në përmbushjen e premtimeve parazgjedhore dhe për përfshirje në skandale që kanë dëmtuar integritetin e saj.
“Një gjë është e sigurt kryeministri e ka pasur fjalim më të gjatë në histori dhe në asnjë moment në detyrën e tij si kryeministër. Kjo qeveri e majtë edhe pse premton bashkëpunim me sindikatat i ka përbuzur dhe fyer publikisht. Vetëm një sukses ka pasur hartimin e doracakut për edukimin seksual për fëmijë, një shkelje e rënd e privatësisë, devijim social e moral… Afera ‘zdravo’ ku dëgjohet shefja e GP duke folur me kriminelin Rajdoqiq… kush është kjo qeveri dhe pse kjo qeveri është këtu ku është sot. Kjo është për shkak i aferave, korrupsionit, pa aftësisë dhe nepotizmit. Pra kryeministër je i dobët, je i pa afat, i korruptuar, i zhytur në skandale”, ka thënë Gashi.