Gashi: Kurti në vazhdimësi e ka gënjyer opinionin publik për bashkimin kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Analisti Astrit Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka gënjyer në vazhdimësi opinionin publik për bashkimin kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Analisti, Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka diskutuar për bashkimin kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gashi për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Kushtetuta nuk e lejon bashkimin kombëtar, ka thënë se është e njëjta Kushtetë që nga viti 2008/2009.

“Kjo Kushtetutë është këtu prej vitit 2008/2009, të njëjtat fjalë janë, askush nuk ka shtuar e as ka hequr asgjë aty. Si kandidat për kryeministër, si kryetar partie, si deputet, e ka lexuar Kushtetutën e Kosovës, e ka ditë se çfarë shkruan në nenet e Kushtetutës së Kosovës, së këndejmi e ka gënjyer opinionin publik në vazhdimësi”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti “e ka mbytur” idenë e bashkimit kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai është shprehur se nuk e ka besuar asnjëherë që Kurti dhe Vetëvendosja do të bëjnë ndonjë hap para në këtë çështje.

“Kurrë nuk e kam marrë seriozisht dhe kurrë nuk kam pritur që Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë për ta bërë ndonjë hap drejt bashkimit kombëtar”, ka thënë tutje Gashi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika