Gashi: Kurti shpesh e përzien Serbinë me BE-në

Dardan Gashi

Analisti politik, Dardan Gashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti, është dashur ta anulojë takimin me Aleksandër Vuçiqin nga Prishtinë, e jo të shkojë në Bruksel e pastaj ta dështojë takimin.

Gashi në “Debat Plus”, u shpreh se “Teatri është pjesë e pandashme e Kurtit”.

“Teatri është pjesë e pandashme e Kurtit, I vetmi në realitet që e zotëron. Është vendim që është dashtë ta marrë në Prishtinë, mos ta qet Borrellin dhe BE-në në këtë situatë, ka mujt me thënë që nuk vi, kur ka qenë Lajcaku këtu”, tha ai.

Tutje ai theksoi se Kurti e ngatërron shpesh Serbinë me Bashkimin Evropian (BE).

“Më duket Kurti e përzien Serbinë me BE-në, mos me folë me Serbinë është legjitime dhe mos me fol me BE dhe Amerikën është diçka tjetër. Tradicionalisht, ne nuk kemi negociu me Serbinë. Herën e parë në negociatat në 2005, kur kam qenë pjesë, s’kemi folë me Serbinë por me Perëndimin”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika