Gashi: Kurti s’ka pasur mundësi sesi t’i ikë vendimit për Manastirin

Analisti, Astrit Gashi, është shprehur se kreu i ekzekutivit, Albin Kurti nuk ka pasur mundësi se si t’i ikë vendimit për Manastirin e Deçanit

Analisti, Astrit Gashi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka pasur mundësi se si t’i ikë vendimit për Manastirin e Deçanit.

“Te vendimi i pronave të Manastirit të Deçanit, nëse i heqim historinë e deklarimeve politike, ka qenë një vendim që kryeministri Kurti nuk ka pasur mundësi sesi t’i ikë”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”.

“Ka qenë e pamundshme t’i ikësh atij vendimi. Është vendim i Gjykatës Kushtetuese…Na pëlqeu, s’na pëlqeu…”, ka thënë analisti.

Gashi është shprehur se këtë vendim nuk duhet ta quajmë si “vendim të Millosheviqit”, sepse sipas tij, as UNMIK-u nuk ka mundur t’i zbatojë këto vendime në të 2000-t.

Ai ka thënë se duhet të kemi shumë kujdes se si e interpretojmë këtë.

Më 13 mars të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Lexo më shumë: Qeveria i jep dritën jeshile Agjencisë Kadastrale t’ua bartë pronat Manastirit të Deçanit

“Andaj, sot i kemi thënë Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Kushtetueses. Ministrja Gërvalla i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës”, kishte thënë Kurti.

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, dje konfirmoi se Manastiri i Deçanit ka regjistruar në emër të tij 20 hektarë tokë në Kadastrën qendrore të Kosovës, në Prishtinë.

Lexo më shumë: Manastiri i Deçanit regjistron pronësinë e 24 hektarëve tokë

“Në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojmë që është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët. Me këtë ne mundemi konkludojmë se procesi i kahershëm ligjor që është zhvilluar rreth 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit më në fund është zgjidhur”, thuhet në njoftim e djeshëm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika