Gashi: Kuzhina shpifëse po shpërndan lajme të rreme, se do ta përkrahim Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka hedhur poshtë deklaratat kinse Lidhja Demokratike e Kosovës, do të bashkëpunojë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, i ka quajtur shpifje dhe lajme të rreme, deklaratat se kinse partia e tij do ta përkrah Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë.

“Kuzhina shpifëse pro pushtet po shpërndan lajme të rreme, kinse unë kam deklaruar se do ta përkrahim Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë. Gënjeshtër e kulluar. E pavërtetë e madhe”, ka shkruar Gashi.

Ai ka thënë se shpifja mashtrimi nuk janë pjesë e kulturës tonë, pasi sipas tij ato kanë qenë dhe janë akoma pjesë e kulturës së kundërshtarëve të Republikës së Kosovës.

Gashi në postimin e tij në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nuk do të ketë bashkëpunime me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Ta çmojmë e respektojmë etikën si dhe ta ruajmë traditën tonë shqiptare, ta themi të vërtetën. Deklarata ime, përkatësisht lajmi i vërtetë, bashkë me përmbajtjen e vërtetë, është si në vijim: LDK nuk do të bashkëpunoj më Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook, transmeton Dukagjini.

Gjithashtu, ai ka shtuar se nuk duhet harruar një gjë, e cila sipas tij kundërshtarët politik, mund t’i kenë dallimet e tyre, por për kombin e shtetin janë bashkë përherë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika