Gashi: Lajmi i rrejshëm që u publikua nga RTK rrezikon jetën e gazetarëve

Njohësi i çështjeve politike, Astrit Gashi, e ka kritikuar mediumin publik RTK, për publikimin e një teksti të marrë nga një medium boshnjak, ku akuzoheshin mediet Nacionale e Periskopi se paguhen nga Serbia.

Gashi, në “Debat Plus”, tha se ky publikim është thirrje për sulm fizik ndaj gazetarëve të këtyre dy medieve.

Po ashtu, ai u shpreh se kishte presion nga jashtë në RTK që ai lajm të publikohej.

“Në RTK ka pas presion me u publiku. Ka informata që u lexu prej udhëheqjes së lajmeve, sepse askush s’e ka marrë përsipër, i është dërguar për ta lexuar. Është e organizuar, është tekst i paparë, jo që s’kemi parë asnjëherë media, por në asnjë media s’bën me publiku tekste të tilla. RTK e ka një përgjegjësi ekstra”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika