Agim Gashi, ish-drejtor i arsimit dhe shërbimeve publike në Prishtinë, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë kontributin e saj në dobi të mbrojtjes së ambientit.
Kjo sepse sipas tij, LDK ka konsideruar se ajo pjesë është zonë e gjelbër.
“Përpjekjet për realizimin e këtij projekti kanë filluar qysh moti, qysh në mandatin e kaluar, por LDK asokohe ka dhënë kontributin e vet në dobi të mbrojtjes së atij ambienti për arsye se kemi konsideruar se është zonë e gjelbër, zonë e mbrojtur”, u shpreh ai.
Këto kanë qenë motivet që sipas tij LDK asokohe ka votuar kundër dhe ka penguar realizimin e atij plani.
Retkoceri: PDK ka qenë kundër këmbimit të pronave në Badoc qysh më 2021