Gashi: Momentalisht, opozita e vetme e Qeverisë është qeverisja e Kurtit

Analistët në emisionin "Debat Plus", kanë dhënë mendimet e tyre se a mund të ketë rënie të Qeverisë Kurti. Sipas tyre, qeveria aktuale duhet t'i realizojë premtimet dhe t'i adresojë pritshmëritë e qytetarëve

Analisti, Astrit Gashi në emisionin "Debat Plus"





Analisti Astrit Gashi në emisionin “Debat Plus” ku po diskutohet se “A mund të bjerë Qeveria?”, ka thënë se Qeveria Kurti nuk duhet të rrëzohet, por duhet të mbahen premtimet që janë bërë nga kjo qeveri, dhe të jetë në prioritet dialogu Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë reformë të opozitës apo ndonjë rrezik për të. Sipas tij, në këtë kohë, e vetmja opozitë ndaj qeverisë aktuale është qeverisja e Kurtit.

Po ashtu, edhe aktivisti i shoqërisë civile, Dibran Hoxha, ka thënë se qeveria Kurti nuk duhet të rrëzohet, por t’i përmbushë premtimet.

Analistët në emisionin “Debat Plus”

Ndërsa analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se kjo qeveri është munduar të gjejë fajtorë për të arsyetuar mospërmbushjen e premtimeve, ku siç ka thënë ai “së pari ka gjetur mediat, pastaj opozitën dhe tashmë sindikatat”.

“E kuptoj nevojën e çdo qeverie të adresohet diku dhe të arsyetohet për mospërmbushjen e premtimeve, por njerëzit kanë pasur pritshmëritë e tyre”, ka deklaruar Mushkolaj.

Sipas tij, mandati është 4-vjeçar, prandaj duhet të mbahet nga qeveria dhe të realizohen premtimet.

“Nëse Kurti ka marrë mandatin 4-vjeçar dhe vendos për ta rrëzuar vetveten, atëherë duhet thjesht ta matë veten mirë sesi do të përfundojë.”

Ndër të tjera, Mushkolaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe qeverisja e tij po ndodh në kohën e krizave më të mëdha, por sipas tij, kjo nuk e amniston qeverinë prej marrjes së vendimeve të duhura.

Ndërsa analisti, Dardan Gashi ka thënë se Kurti nuk është duke u munduar ta bjerë situatën në atë cak që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Opozita nuk ka synim të rrëzojë Kurtin, është taktikë djallëzore, opozita llogaritë që me kohën qytetarët i shohin pritshmëritë e tyre në lidhje me qeverinë aktuale”, ka thënë ai.

Ndërsa, analisti Ylli Hoxha ka thënë se Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm Albin Kurti.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika