Gashi: Ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë më shumë se Kosovën

Astrit Gashi, Blic

Astrit Gashi, nga gazeta “Blic”, ka deklaruar se Kosova nuk mund të presë reagim më të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë, sepse edhe pas sulmit në Banjskë “toni kritik” i tyre nuk ishte aq i ashpër.

Gashi, në “Debat Plus”, tha se më shumë është kritikuar Kosova, kur nuk ka vepruar sipas sugjerimeve të tyre sesa Serbia pas sulmit në Banjskë.

“Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare nëse ëshë dashtë të jetë më i ashpër më shumë se tash do ishte pas sulmit në Banjskë. E kemi parë për sulmin tonin e dënimit të bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë qenë shumë të mëdha, më të mëdha kanë qenë ndaj neve, kur s’bëjmë diçka se ndaj Serbisë”, tha ai.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare e toleron më shumë Serbinë sesa Kosovën, për ta ndërruar edhe përqindjen e qytetarëve “prorusë” atje.

“Gjithë e dimë pse pe këqyr nëpër fije të dhëmbëve Serbinë, është me ndërru përqindjen e atyre që janë prorusë, ata po e ruajnë Serbinë më shumë… Në akuzat e drejtpërdrejta po e ruajnë Serbinë më shumë se neve”, tha ai.

Gashi tutje tha se Serbia në shumë raste e ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel e Ohër, derisa shtoi se ata e përdorin si argument edhe moszbatimin e asaj marrëveshjeje nga ana e Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika