Gashi në KiE: Kërkojmë hetim ndërkombëtar të paanshëm për ekzistencën e kampeve të trajnimit për terroristët në Serbi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar për një hetim ndërkombëtar të plotë dhe të paanshëm për ekzistencën e kampeve të trajnimit për terroristët në Serbi

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë diskutimit për situatën në veri të vendit pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit është kryer një sulm terrorist, ndërsa një grup terroristësh të armatosur, të veshur me uniforma dhe maska kanë vrarë një polic dhe kanë plagosur dy të tjerë, dhe jo vetëm.

Ai i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar për një hetim ndërkombëtar të plotë dhe të paanshëm për ekzistencën e kampeve të trajnimit për terroristët në Serbi.

“Për më tepër, ne bëjmë thirrje për një hetim ndërkombëtar të plotë dhe të paanshëm për ekzistencën e kampeve të trajnimit për terroristët në Serbi. Prania e objekteve të tilla nuk është vetëm një shkelje e normave ndërkombëtare, por edhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë rajonale dhe globale. Së bashku, me anëtarët e Këshillit të Evropës, ne duhet të solidarizohemi kundër terrorizmit dhe të punojmë pa u lodhur për të siguruar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë në Kosovë”, është shprehur Gashi.

Gashi ka theksuar se Serbia, si shtet anëtar i këtij institucioni të madh, e ka përkrahur dhe e ka pajisur këtë grup paraushtarak me armë, municion dhe mjete të tjera për kryerjen e këtij akti terrorist.

Ai thotë se Serbia ende vazhdon t’i mbështesë ata, pasi të gjithë terroristët e përfshirë në këtë sulm janë të fshehur në Serbi.

“Përballë një ngjarjeje kaq të rëndë, është përgjegjësia jonë që të dënojmë pa mëdyshje terrorizmin dhe mbështetësve të tij në të gjitha format. Ne nuk duhet të lejojmë terroristët të minojnë përparimin që kemi bërë në ndërtimin e një shoqërie paqësore të bazuar në parimet e demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. I bëjmë thirrje Serbisë që të largojë trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën. Ky veprim nuk është vetëm thelbësor për stabilitetin rajonal, por edhe në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe parimet e paqes dhe sigurisë”, shtoi ai.

Deputeti i LDK-së, vlerëson se prania e trupave ushtarake në kufirin e Kosovës ka potencial të përshkallëzojë tensionet dhe të rrezikojë paqen e brishtë në rajon.

“Ne besojmë fuqimisht se dialogu dhe diplomacia paqësore janë mjetet më efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe për të garantuar sigurinë e të gjitha palëve të përfshira. Vendosmëria jonë kolektive për të luftuar terrorizmin, për të mbështetur vlerat e Këshillit të Evropës dhe për të siguruar një të ardhme më të sigurt për të gjithë mbetet e palëkundur. Le të ecim përpara me vendosmëri dhe unitet, të udhëhequr nga parimet e drejtësisë dhe paqes”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika