Gashi: Nga veprimet e fundit të Qeverisë, zgjedhjet parlamentare janë afër

Analisti Astrit Gashi ka deklaruar se nga veprimet e fundit të Qeverisë shihet se zgjedhjet parlamentare janë afër

Astrit Gashi në Debat Plus.

Analisti politik, Astrit Gashi, duke iu referuar vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, ka theksuar se duan t’i mbulojnë problemet e tjera dhe të blejnë vota.

Sipas tij, masat e fundit të Qeverisë janë një parashikim i mundësisë së zgjedhjeve të përgjithshme.

“Me këto dy veprimeve të fundit të Qeverisë, o ka vjen era zgjedhje parlamentare. Kësaj erës që e pata, ma shtoj një koleg që veçse ishin ndarë mjetet për KQZ-në për zgjedhje”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, problemet sociale duhet të zgjidhen përmes investimeve komunale dhe qeveritare, duke shtuar se ndihma sociale nuk mund ta mbulojë mungesën e investimeve afatgjata.

“Situata është e palogjikshme dhe kërkon një qasje më të zgjuar nga Qeveria. Nuk mund t’i stimulojmë qytetarët të mos shkojnë në punë duke ua shpërndarë ndihmat sociale. Kjo mund të krijojë një kulturë të dembelisë qeveritare, duke e bërë që përdorimi i parave të qytetarëve të mos jetë efektiv dhe i përqendruar në zgjidhjen e problemeve reale,” ka thënë Gashi.

Gashi ka vënë në dukje se mungesa e investimeve mund të krijojë vështirësi afatgjata për qytetarët, ndërsa investimet e duhura do të mund të krijojnë mundësi punësimi dhe do të ndihmonin në zbutjen e varfërisë.

“Çfarë po stimulojmë ne këtu, që të mos shkojnë në punë, a po i stimulojmë qytetarët se kur shkojshin në 80-tat në azil në Suedi, ma shumë merrnin ndihma, nuk kishin hesap të punojnë. Pra, është e palogjikshme dhe është dembeli qeveritare, nuk jemi kundër, krejt i shijojmë ato pare, por nuk duhet t’i marrim si shpërblim dhe duhet me dit që janë paratë tona dhe në shpenzimin e parave tona duhet të kërkojmë të kemi më shumë, pra të kemi para më shumë për të ardhmen”, ka deklaruar ai.

“Mbi 30 për qind e qytetarëve jetojnë në gjendje të rëndë dhe iu ndihmojnë këto mjete, por do t’i ndihmojnë vetëm një muaj dhe nuk do t’i nxjerrin nga varfëria, nuk do të nxjerrin nga problemet. Ndoshta nëse ishin investuar diku tjetër këto mjete në një pasojë tjetër, do të ishin punësuar dhe nuk do të ishin të varfër në muajin shkurt ose në mars të vitit të ardhshëm”, ka deklaruar tutje ai.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika