Gashi: Nuk besoj se Kurti ishte në dijeni për veprimet e Kusari-Lila – Qeveria nuk varet nga Lista Serbe

Gashi vlerëson se Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari- Lila ka dhënë sqarimin e duhur dhe se e njëjta, nuk do duhej të jepte dorëheqje nga pozita e saj

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se nuk beson që kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte në dijeni lidhur me telefonatat e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, me Slavko Simiq.

Në “FIVE” të RTV Dukagjini, avokati Gashi ka deklaruar se Kusari-Lila kishte sqaruar “në mënyrë të duhur” të gjitha pretendimet në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

“Kam dëgjuar deklaratën e zonjës Mimoza dhe besoj se ka dhënë sqarimin e duhur këtu dje në studion tuaj…mendoj që ka dhënë sqarimet e caktuara se kushdo që është i nevojshëm jo që arsyetohet, më duket që ai deputeti apo çfarëdo pozite që ka në Listën Serbe është Siniqi dhe ka biseduar për shkak të kalimit të ligjeve që fatkeqësisht i kemi në Kushtetutën tonë që duhet të jenë 2/3 e pakicave, dhe posaqërisht të asaj që ne i kemi përkëledhur (pakica serbe)…e ka sqaruar ajo, nuk kam çfarë shtoj më tepër. Kushdo që komunikon jashtë fushëveprimtarisë së saj politike për vitin e kaluar, për nevojën e kalimit të atyre ligjeve, bën shkelje etike”, ka deklaruar ai. “Nuk besoj që Kurti ishte në dijeni, por siç thashë , ajo (Kusari-Lila) i sqaroi mbrëmë..”

Tutje, është Gashi, ai i cili beson që Lista Serbe nuk ka një ndikim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Qeveria nuk varet nga Lista Serbe…Lista Serbe nuk ka kurrfarë ndikim në Qeveri dhe as në qeverisje, sepse po e sheh sa mirë po e qeverisin LVV-ja, krejt ministrat, pa prezencën e tyre…”, ka deklaruar ai.

Sipas Gashit, aftësitë e Kusari-Lila për të qenë shefe e GP të LVV-së janë më se evdiente dhe se këpucët e saj do të ishin vështirë për t’u mbushur. Ai nuk mendon se Kusari-Lila do duhej të jepte dorëheqje nga pozita e saj.

Nga ana tjetër, eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se Kusari-Lila nuk do të  vepronte pa pasur një mbështetje nga ana e kreut të ekzekutivit.

Ndryshe, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e sigluara nga gazeta Nacionale.

Sipas saj, këto përgjime duket se janë dalë nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiqit, paautorizim.

“Po është zëri im, ai që dëgjohet në përgjimin e paautorizuar si duke të Slavko Simiq, në vitin e kaluar, kur ka ndodhur biseda në zyrën time në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kusari.

Sipas mediumit Nacionale, këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin, njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika