Gashi: Opozita është zgjuar vonë ta sfidoj kryeministrin Kurti në drejtim të Asociacionit

Analisti Dardan Gashi ka thënë se është i paqartë me qendrimet e opozitës në seancën e sotme plenare sepse sipas tij, opozita ka kërkuar nga vetë i pari i ekzekutivit ta pranoj Asociacionin dhe planit franko-gjerman

Analistin Dardan Gashi

Analisti Dardan Gashi për qëndrimet e opozitës gjatë seancës së sotme plenare ka thënë se po e habisin se çfarë janë duke vepruar sepse sipas tij, opozita ka kërkuar që të pranohet Asociacioni dhe plani franko-gjerman.

“Ideja për të krikuar kryeministrin Kurti për mashtrimet që i ka bërë që 15 vjet është shumë ligjitime, por partitë opozitare përveq AAK-së nuk na e shpjeguan nëse janë për apo kundër”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se për të është pak e çuditshme të pranohet Asociacioni dhe plani franko-gjerman.

“Më duket që opozita është zgjuar vonë nga gjumi për të sfiduar kryeministrin Kurti në këtë drejtim”, ka thënë Gashi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

“Opozita e ka detyru kryeministrin, ose ka pretendu me detyru, me i pranu marrëveshjet dhe sot del e sfidon për diçka që sot nuk e kuptoj”, ka shtuar ai duke shtuar se është më i paqartë me qëndrimet e opozitës sesa me kryeministrin Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika