Gashi: Origjina e këtij problemi ku jemi sot është Albin Kurti

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, analisti Gashi ka vlerësuar se arrestimet sikurse ai i "Llunes" janë një "mesazh i gabuar" i Kurtit ndaj ndërkombëtarëve. Ai theksoi se Kryeministri Kurti mbetet origjina e problemeve të ditëve të sotme të Kosovës

Analisti Dardan Gashi ka cilësuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti si origjinën e problemit të situates aktuale të vendit.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Gashi ka thënë se nëse dikur Serbisë iu vendosen sanksone, sot po i “vendosen” Kosovës si rrjedhojë e veprimeve të Kurtit.

“Sanksione Kosovës Evropa dhe  Amerika me i vendos pas 30 vjetësh…me rëndësi është para 30 vjetëve sanksionet kanë qenë instrumenti me largu Serbinë prej këtu, sot Albin Kurti na ka pru në këtë situatë…këtë ka kohë që e kemi paralajmëru. Që Kosova e Albin Kurtit po shkon në këtë rrugë dhe jemi ofendu, ‘tradhëtar’ e këto. Prapë mundohen ta caktojnë fajtor Edi Ramën veç jo Albin Kurtin. Origjina e këtij problemi ku jemi sot është eksluzivisht Albin Kurti”, ka deklaruar ai.

Ndonëse tha se arrestime si ai i “Llune” të martën e gëzon, Gashi e vlerësoi edhe si “mesazh të gabuar” kundrejt ndërkombëtarëve.

“Është luftë e Sveçlës dhe Kurtit për klika. Nëse ka progres , unë me të jam nesër”, ka thënë ai.

Ndryshe sot në veri është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkoviq – Llune, për të cilin, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Ministri i Brendshëm theksoi se gjatë arrestimit të tij, tre zyrtarë policorë janë lënduar lehtë.

Disa serbë lokalë janë mbledhur në Mitrovicë të Veriut pas arrestimit të Millun Milenkoviq- Llune, i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes.

Sanksioni tjetër pritet të përfshijë punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së, e të cilat janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Njëherit, REL raportoi se pritet të ketë edhe sanksione financiare.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika