Gashi: Para 20 vjetësh shërbimi informativ serb ka draftuar plan për financimin e xhamive në Kosovë

Ish-zëvendësministri Milazim Gashi vazhdon të deklarojë se Serbia qëndron pas financimit të disa xhamive në Kosovë.

Sipas tij, shërbimi informativ serb ka draftuar një planprogram për financimin e xhamive që Kosova të paraqitet si një vend islamik para ndërkombëtarëve.

“Jo vetëm këto dy xhami, ky ka qenë vetëm si model, si hyrje realisht. Ne kemi më shumë se dy xhami të ndërtuara në Kosovë… kam lëshuar një dokument ku shihet shumë qartë ku shërbimi informativ serbe, realisht para 20 vjete ka draftuar një planprogram për financimin e xhamive në Kosovë. Dhe, edhe sot qëndrojmë mbi atë element që Serbia e ka një dorë, sa i përket financimit të xhamive”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”, teksa ka publikuar edhe një dokument që pretendon se është i shërbimit sekret serb.

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka paralajmëruar padi ndaj ish-zëvendësministrit Gashi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika