Gashi paralajmëron ankesë, kërkon dënim maksimal ndaj dy të miturve për vrasjen e Lulzim Fejzullahut

Avokati, Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokati i familjes Fejzullahu, ka paralajmëruar se do ankohet mbi aktgjykimin dënues të sotëm me 19 vjet burgim ndaj dy të miturve për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu nga Podujeva.

Sipas avokatit Gashi, me këtë aktgjykim, “është vërtetuar sërish se ata që vranë Fejzullahun kanë vepruar në bashkëveprim me njëri-tjetrin” duke theksuar se do kërkojë që dënimi ndaj tyre të jetë maksimal.

”Gjykata Themelore Prishtine sot ka shpallur Aktgjykimin për vrasjen e rëndë të 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu Sikurse herën e kaluar Gjykata njërin e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 10 vitesh e tjetrin me dënim me burgim prej 9 vitesh. Me këtë Aktgjykim është vërtetuar edhe njëherë se ata që vranë Lulin kanë vepruar në bashkëveprim njëri me tjetrin dhe se vrasjen e rënde e kanë kryer me dashje të plotë. Si avokat – përfaqësues juridik i familjes se Lulit do të paraqes ankesë që dënimi për të dytë të jetë maksimal”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndryshe, sot dhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dy të miturit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut që kishte ndodhur në janarin e këtij viti në Podujevë.

Njëri i mitur është dënuar me 10 vjet burgim, e tjetri me 9 vjet burgim, duke konfirmuar vendimin e parë, që ishte marrë në maj.

Edhe në rigjykim dy të miturit dënohen me 19 vjet burgim për vrasjen e Lulzim Fejzullahut

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika