Gashi: PDK-ja dhe partitë opozitare s’kanë nevojë të frikësohen nga kjo pikë

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në rastin e parashtruar nga Abelard Tahiri dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, duke shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky vendim u arrit me pesë vota për dhe katër kundër.

Analisti Astrit Gashi i ftuar në “Debat Plus”, ka thënë se as Partia Demokratike e Kosovës e as partitë tjera opozitare nuk duhet të kenë frikë nga kjo pikë.

“Unë mendoj që PDK-ja dhe partitë tjera nuk kanë nevojë të frikësohen nga kjo pikë. Ata janë të pafajshëm para ligjit derisa s’janë dënu secili individualisht, mendoj që PDK ka udhëhequr qeverisje të korruptume, veç mendoj dhe kjo nuk të bën ty të akuzuar, e mendoj që këtë gjë nuk duhet frikësuar as PDK, as LDK,” ka thënë Gashi.

Teksa shton se Lëvizja Demokratike e Kosovës për të dëshmuar para Lëvizjes Vetëvendosje që është e pafajshme ka votuar një ligj antikushtetues.

“LDK ka bërë një gabim shumë të madh për me dëshmu para VV-së që është e pafajshme e ka votu një ligj që është antikushtetues, kërkush në kuvend nuk ka nevojë me dëshmu pafajsinë, veç në gjykatë dëshmohet pafajësia individuale e secilit.”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika