Gashi për Asociacionin: Po të ishte i mirë, Thaçi e Mustafa s’do t’ia linin ‘dhuratë’ Kurtit

Avokati Tomë Gashi ka komentuar se Asociacioni është një barrë për Kurtin nga e kaluara. Ai mendon se nëse Asociacioni do të ishte i mirë, pushtetarët e mëparshëm do ta kishin themeluar atë dhe nuk do ta kishin lënë si “dhuratë” për Kurtin

Hapa konkretë për Asociacionin në lidhje me Këshill të Evropës, kishin kërkuar Franca, Gjermania e Italia. Diçka konkrete ishte dërgimi në Gjykatë Kushtetuese draft-statuti i Asociacionit të përpiluar nga evropianët, por kjo u quajt absurde nga kryeministri Albin Kurti dhe e refuzoi.

E duket se hapa konkretë ka marrë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila i ka adresuar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin.

Në atë letër është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin dhe se shpreson se zotimi i saj të përmbushet.

Këtë ka komentuar edhe avokati Tomë Gashi, i cili Asociacionin e sheh e si barrë për Kurtin nga e kaluara.

Sipas tij, nëse Asociacioni do të ishte i mirë, do ta themelonin pushtetarët e mëhershëm dhe s’do t’ia linin “dhuratë” Kurtit.

“Ata të vitit 2013 dhe 2015, më pas qenë diçka e mirë kishin iplementu më herët. Nëse është diçka e mirë, tjerët që kanë qenë në pushtet para, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e tjerët nuk ia kishin lënë diçka të mirë Kurtit. Edhe e kishin bërë vetë, sepse ashtu do ta proklamonin vetën si liderë të fuqishëm të Kosovës, por e dini që kanë sjellë situata të tilla dhe kanë nënshkruar çkado që ka sjellë Serbia. Nëse kish me qenë diçka e mirë, e kishin implementu ata vetë, e nuk ia kishin lënë këtë dhuratë Kurtit, ka thënë Gashi në “FIVE” të Dukagjini.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika