Gashi për audio-incizimet e MINT: Janë inskenime, Qeveria Kurti nuk është e njëjtë me qeveritë e kaluara

Gjersa rithekson se publikime të tilla mbesin “telenovela”, avokati Tomë Gashi ka deklaruar se Qeveria Kurti mbetet “qeveria më e mirë prej periudhës pas lufte”.

Si “telenovela” janë cilësuar audio-incizimet e raportuara të jenë cilësuar brenda MINT-it, nga ana e avokatit Tomë Gashi.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Gashi ka deklaruar se të njëjtat po publikohen për të bërë opinionin të besojnë se Qeveria Kurti nuk dallon nga qeveritë e kaluara, gjë të cilën e kundërshton.

“Këto telenovela që po i qesin mediume të caktuara për mua nuk janë inqizime por janë vetinqizime apo muhabete koti. Thuhet se janë brenda ministrisë, mund të jenë krejtësisht tjetër për të mos thënë në një kafiteri duke pirë raki. Por, këto janë inskenime dhe mendoj që sido që të jetë situata, mund të jenë indicje për hetim për  të vërtetuar…nuk ka kurrfarë bazash juridike sa që prapë po them janë telenovela të shfaqura kohë pas kohe. Personi i cili është deklaruar ka pasur fare lehtë rrugën, e ka pas në prokurori. Nëse nuk e di se ku është, i tregoj”, ka deklaruar ai. “Janë shëndrruar në luftë politike, duan t’i tregojnë se ata më here kanë vjedhur e tash po vjedh edhe Qeveria Kurti, janë të njëjtë. Nuk janë të njëjtë. Qeveria Kurti nuk është e njëjtë”.

Gjersa rithekson se publikime të tilla mbesin “telenovela”, Gashi ka deklaruar se Qeveria Kurti mbetet “qeveria më e mirë prej periudhës pas lufte”. Ai thekson se i quan “telenovela” ngase nuk beson në vërtetësinë e tyre.

Ndryshe, disa incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale” ditë më parë, ku përfshihet MINT-i, kanë nxitur reagime në opinion.

Sipas këtij mediumi, zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bisedojnë lidhur me nënshkrimin e një kontrate për rezervat shtetërore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika