Gashi për demarkacionin: Kosova nuk ka asnjë urgjencë të merret me këtë temë

A do të ketë rishqyrtim të marrëveshjes së demarkacionit? Sipas Gashit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e kthen nga fillimi dialogun në vend se t'u kushtohet problemeve të tjera

Dardan Gashi ka thënë se Kosova nuk ka pse të merret me temën e demarkacionit përderisa ka probleme të tjera për t’u shqetësuar.

I ftuar në Debat Plus, analisti Gashi, ka thënë se duhet pasur kujdes në mënyrën sesi trajtohet tema e demarkacionit duke qenë se sipas tij  kemi të bëjmë me një ndër shtetet pjesëtare të NATO-s.

“Këtë që Kurti po e bën, po e bën vetëm për tema opinionesh”, ka thënë Gashi.

Ndërsa sipas ish-kreut të komisionit për demarkacion, njëkohësisht edhe kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit, deklarata e Abazoviq, Kryeministrit të Malit të zi, ka qenë e pritur.

“Procesi ndodhet në fazën ku veçse është përmbyll”, ka thënë ai, gjersa ka shtuar se gjatë kohës kur ishte në krye të komisionit, ai i kishte dorëzuar qeverisë një raport voluminoz prej 800 faqesh që dokumentonin vijën kufitare.

Për këtë çështje ka folur edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Ky prej pikës së shtatë  e ka kthyer dialogun në pikën një. Ky i ndërron fjalët sikurse frynë era. Ne nuk e kemi lëshu bajrakun…”, ka thënë ai, gjersa është shprehur se partia e tij AAK i ka rënë pishman se pse në vitin 2015 kanë bashkëpunuar me kryeministrin e tanishëm Albin Kurti.

Mbi çështjen e demarkacionit, Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kishte thënë se kjo çështje në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ka marrë fund me nënshkrimin e marrëveshjes në vitin 2017.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika