Gashi për Kurtin: Nuk duhet të nervozohet me gazetarët që e ndjekin në teren por me ata që e presin në zyre

Analisti, Astrit Gashi, e ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, ndaj gazetarëve

Astrit Gashi - analist





Analisti, Astrit Gashi, e ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj gazetares së Rtv Dukagjinit.

Gashi, në Debat Plus, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, nuk duhet të shfaqë nervozizëm me gazetarët që e ndjekin në teren, por sipas tij duhet të nervozohet me gazetarët që e presin në zyrë, dhe presin informata nga ai.

“Kryeministri kurti nuk ka nevojë me apsë nervozë me gazetar që e njekin në teren, duhet me pas nervoz me gazetar që i rrinë në zyre e presin mos po shkon ky me i kallzu najsen”, ka thënë Gashi.

Gashi, ka thënë se Kurti me retorikën e ditës së enjte, nuk ka dashur të japë informata për bisedën me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajcak.

“Po e nënvlerëson vizitën e Lajcakut, që po e ndërlidhë me traktoristin, po e mban të fshehtë informatën mbi takimet me Lajcakun. Kurti nuk po i bën të parëndësishme vizitat e tij për të thënë se më i rëndësishëm është zhvillimi i bujëqësisë, por nuk po don të tregojë për cka takohet me Lajcakun në Prishtinë, po duhet që gazetarja në këtë rast e Dukagjinit me e ndjekë në ara, dhe ka bërë shumë mirë”, ka thënë Gashi.

Tutje Gashi, ka thënë se Kurti nuk dallon nga qasja e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajte Isa Mustafës. Sipas tij, Kurti sikurse liderët e pushteteve të kaluara e vendos partinë përpara shtetit.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika