Gashi për protestën e thirrur nga PSD: Qëllimi është me sfidu pushtetin dhe me e pa ku qëndron Lëvizja Vetëvendosje

Analisti Astrit Gashi, i ftuar në "Debat plus" në RTV Dukagjini ka thënë se protesta e lidhur nga Partia Social Demokrate për të shtunën ka për qëllim sfidimin e pushtetit dhe të shoh ku qëndron partia LVV

Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi, i ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur për protestën e thirrur nga Partia Social Demokrate, që ka thënë se ka për qëllim të sfidojë pushtetin dhe të shoh ku qëndron partia Lëvizja Vetëvendosje.

“Mendoj që qysh e ke mëndu ti me e bo mashum se me e ndrru ligjin e ki me e sfidu qeverinë e tashme, qëllimin e protestës e ki me sfidu pushtetin, me e pa ku qëndron Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi ka shtuar se Gjykata Speciale nuk ka ardhur me vullnetin e Kosovës por me një kërkesë politike ndërkombëtare, të cilën Kuvendi i Kosovës e ka votuar.

“Kosova me ndiku në ndryshim të ligjit, pasi që kjo Gjykatë Speciale as nuk ka ardh me vullnetin e Kosovës, as nuk e ka paraparë Kosova me e bo, njëkohësisht as njerëzit që e kanë votu nuk e kanë votu me vullnetin e tyre. Pra, sa për Kosovë nuk ish bo një Gjykatë e tillë kurrë, ka ardh me një kërkesë politike ndërkombëtare, që kjo kërkesë i ka hartu të gjitha dhe Kuvendi i Kosovës veç i ka votu”, ka thënë Gashi.

Gjersa, ka shtuar se qytetarët duhet të kërkojnë nga Gjykata që të respektohen të drejtat e njeriut dhe kurdo që nuk bëhet kjo, ata duhet të reagojnë.

“Kosova dhe qytetarët duhet dhe e ka obligim me kërku nga Gjykata me i respektu të drejtat e njeriut, me i respektu praktikat më të mira të procedurave gjyqësore dhe të marrjes së vendimeve dhe kurdo që nuk ndjeken me reagu”, ka shtuar Gashi.

Siç dihet tashmë, Partia Socialdemokrate (PSD) do të organizojë protestë të shtunën e 24 dhjetorit në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti’” në Prishtinë. Të njëjtën do e mbështesë edhe OVL “UÇK”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika