Gashi për Qeverinë Kurt: Qysh asnjë fjalë s’ju del prej goje për padrejtësitë e Gjykatës Speciale?

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u liruar që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.

Në Debat Plus, analisti Dardan Gashi e ka komentuar këtë vendim, duke kritikua Qeverinë Kurti.

Gashi ka theksuar se, ndërkohë që Qeveria Kurti shpesh sulmon dhe anashkalon sistemin juridik të Kosovës, ata nuk kanë reaguar ndaj padrejtësive humanitare që ka bërë Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, që po mbahen në Hagë.

“Nëse Qeveria Kurti dhe ministrja e Drejtësisë gjithë ditën atakojnë sistemin juridik të Kosovës, e anashkalojnë, e sulmojnë, tentojnë me zhduk. Qysh nuk iu del asnjë fjalë prej goje për këto padrejtësi humanitare aty njerëzve. Me të vërtet nuk e di pse edhe ne si shoqëri e pranojmë. Unë shpresoj se do të ketë një numër të madh të njerëzve që do të shkojnë në varrim, si shenjë proteste edhe ndaj kësaj gjykate, edhe për respekt, por edhe ndaj kësaj qeveri që nuk e lëviz gishtin me bë diçka për këtë punë”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Të fundit nga rubrika