Gashi për ujdinë në Ohër: Nuk është arritur asgjë për Kosovën, Serbia është fituese

I ftuar në emisionin “DebatPlus”, në RTV Dukagjini, analisti Dardan Gashi ka thënë se kjo zgjidhje më shumë e ka lidhur Kosovën me Serbinë se sa e ka shkëputur atë nga Serbia

Dardan Gashi - Analist

Analisti Dardan Gashi ka thënë se nga takimi në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk është arritur asgjë për Kosovën dhe sipas tij Serbia ka dalë fituese.

I ftuar në emisionin “DebatPlus”, në RTV Dukagjini, Gashi ka thënë se kjo zgjidhje më shumë e ka lidhur Kosovën me Serbinë se sa e ka shkëputur atë nga Serbia.

“Nuk është arritur asgjë për Kosovës, mendoj që Serbia është fituese sepse e ka larguar një presion të madh nga vetja e ka rikthyer në Kosovë, tash presioni është në Kosovë. Frikësohem që kjo zgjidhje më shumë e ka lidhur Kosovën me Serbinë se sa e ka shkëputur nga Serbia sepse ky Asociacion apo vetëmenaxhimi e lidh ende më shumë Kosovën me Serbinë, i jep rol më shumë Serbisë dhe kjo rruga e përbashkët evropiane që shkon me implementimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Gashi.

Ai e ka cilësuar si një kthim mbrapa arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Ne ku kemi arritur është kthim ndoshta më keq se në 2013, është kthim mbrapa i jashtëzakonshëm, dhe kushtëzimi është me kapitullin 35 me Serbinë që ka qenë edhe më herët. Nëse ne mendojmë që është arritur diçka, fatkeqësisht jo, sepse në këtë mënyrë ne kemi larguar nga tavolina fare njohjen e shtetësisë nga Serbia”, ka thënë Gashi.

Për të, sido që të sillet ky term del ajo që është (Asociacioni).

“Që është Asociacioni, Zajednica, madje ne ende nuk e dimë mirë se çka do të përmbajë. Asociacioni si një vegël për të arritur diçka më shumë do të ishte në rregull, p.sh Asociacioni për t’u arritur njohja nga Serbia. Sot e kemi këtë tekst që duhet të pranohet nga Serbia e cila ka kohë sa të dojë që ta pranojë. Borrell e përsëriti dy herë “menjëherë” të fillohet me Asociacion, edhe në tekst në mënyrë eksplicite përmendet kapitulli 7. Ne do të detyrohemi që të instalojmë Zajednicën në atë mënyrë që është i kënaqur edhe Beogradi edhe BE edhe SHBA, gjersa Serbia do të ketë kohë që të merret me premtimet e veta”.

Gashi beson se asnjë problem që ka pasur Kosova para Ohrit nuk ka shanse që të zgjidhet në muajt e ardhshëm.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika