Gashi për vendimin për targat: Ky është motiv për t’i mbajtur grupet kriminale të armatosura zgjuar natën

Veriu i Kosovës do të mbetet i tensionuar edhe pas modifikimit të vendimit  për targat e paligjshme “KM” sipas gazetarit hulumtues, Kreshnik Gashit

Gazetari hulumtues Kreshink Gashi,


Gazetari hulumtues, Kreshink Gashi, ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Sipas tij, duke e zbatuar vendimin për targa me faza, do t’iu jep motive grupeve të armatosura të cilat janë në Veri të Kosovës, që të mos i largojnë armët.

“Vazhdon me qenë situatë e tensionuar pasi për çdo javë do të ketë një vendim të ri, dhe kjo është motiv për t’i mbajtur këta njerëz të armatosur zgjuar natën”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, shteti nuk duhet të prodhojë arsye që mund të keqpërdorshin nga grupet ekstremiste e kriminale të cilat do të silleshin si mbrojtësit e komuniteti serb në Veri të Kosovës.

“Ne kemi pasur një komunitet serb, i cili nuk ka qenë përkrahësi i grupeve kriminale në Veri, edhe shpeshherë kanë pasur guximin që të dëshmojnë kundër tyre, sot komuniteti atje është mbyllë”, ka thënë Gashi.

Kreshnik Gashi në Debat PlusRTV Dukagjini ka thënë se Kurti kishte ardhur në pushtet për të krijuar opozitë serbe ndaj Listës Serbe në veri. Por, komuniteti serb në Veri nuk mundi të bëjë një gjë të tillë sepse sipas Gashit, ata ndihen të rrezikuar nga këto grupe kriminale.

“Edhe kjo mbrojtje që është duke u garantuar nga këto grupe do të jetë fuqi politike për këto grupe në vazhdimësi. Në këtë situatë të krizës nuk ka mundësi me u krijua një opozitë si forcë e dytë e cila do ishte kundër Presidentit të Serbisë”.


Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika