Në vazhdën e diskutimeve në lidhje me themelimin e Komisionit Hetimor për Energji, Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se, ligjërisht, kjo e drejtë u takon atyre.
Gashi ka bërë të ditur se, ata nuk janë iniciatorë të kësaj kërkese, por vetëm e mbështesin.
Duke iu referuar deklaratës së deputetes së VV-së, Mimoza Kusari- Lila, ai ka thënë se, më herët, Kadri Veselin, VV-ja e quante kriminel, tash, sipas tij, po merret si pikë reference nga deputetë të saj.
“Kadri Veselin, VV-ja që e konsideronte kriminel sot po e citon. Nuk po e citojnë kushtetutën, por Veselin. Ju do ta keni shumicën. Pushteti nuk mund ta drejtojë atë komision dhe as iniciatori, ne nuk jemi iniciatorë. Si deputet jam përkrahës, por nuk jam iniciatorë, të gjitha janë kërkesë e inicatiorit, nuk është e imja”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se, me mosvotimin e komisionit, pozita po tenton që t’ia heqë mbikëqyrjen Kuvendit, e kjo, sipas tij, dëmton rëndë shtyllën e demokracisë.