Gashi: Përveç ndryshimeve në veri, Qeveria Kurti s’ka realizuar asgjë – Ka akuza për korrupsion në disa ministri

Analisti Astrit Gashi ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke theksuar se, përveç ndryshimeve të diskursit në veri, nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e saj.

Gashi ka theksuar se, përkundër retorikës për reforma dhe ndryshime, nuk ka pasur përmirësime të dukshme në fushat e tjera të qeverisjes.

“Kjo qeveri, përpos në veri ku ka bërë një ndërrim të diskursit asgjë tjetër kjo qeveri nuk ka ndërruar në Kosovë, dhe nuk ka realizuar asnjë gjë që e ka premtuar. Nuk e dimë se sa është vjedhur sot, por ne krejt çfarë dimë është se ka akuza për korrupsion në Ministrin e Infrastrukturës, ka akuza në ministri tjera, ka aktakuzë drejtori i KEK-ut, pra në energjetik, ki akuzë edhe për subvencione ne Ministrinë e Bujqësisë”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus.

Sipas tij, këto akuza janë një shenjë e dështimit të qeverisë për të realizuar premtimet e saj për luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sektorëve kyç.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika