Gashi: Premtimet e AAK-së ishin konkrete e parimore

Analisti Astrit Gashi ka komentuar premtimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Gashi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se premtimet ishin shumë konkrete dhe parimore sa i përket sistemit të drejtësisë.

”Nuk kemi pa fraza të mdhaja aty ku jepen moto se kemi me ja bë ashtu, kemi me ja bë kështu por e kemi një qasje krejtësisht parimore programatike ndaj kësaj teme’’.

Ai tutje ka thënë se përfaqësuesit e AAK-së treguan se nuk duhet të vetët partia politike se kush duhet të bëhet prokuror.

”As kryeministri e as presidenti, ajo punë duhet me ju lanë njerëzve të caktuem me u bë. Te hetimet i pasurisë për shembull e kishin një qëndrim të tyre të justifikueshëm që thoshin se mos po shkon ky përtej e po prek te njerëy që janë jo të rëndësishëm e në diasporë.

”Edhe Besniku(Tahiri) argumentoj shumë  bukur në pyetjet në raport me SPAK-un ku tha se Kosova nuk ka nevojë për SPAK’’.

Jahaj: Prokurorët dhe gjyqtarët nuk kanë siguri të mjaftueshme

Edhe analisti tjetër Kastriot Jahaja ka komentuar programin dhe paraqitjen e përfaqësuesve të AAK-së.

Ai ka thënë se AAK ishte shumë kritike për qeverisjen katërvjeçare të Vetëvendosje sidomos në raport me sistemin e drejtësisë.

AAK ”ke shumë argumentuese në rrugën që synon në pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Një prej argumenteve të tyne ishte që me ju dhënë mandat të përhershëm prokurorëve dhe gjyqtarëve. Momenti tjetër ishte që me ju shtu përveç benefiteve personale ose me ju rrit pagat, argumenti tjetër ishte edhe me ju u rrit buxheti Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, ka thënë ai ndër të tjera.

Tutje Jahaj ka thënë se prokurorët dhe gjyqtarët nuk kanë siguri të mjaftueshme.

Ndërsa gazetari dhe analisti Bekim Kabashi ka thënë se përfaqësuesit e AAK-së ishin korrekt në paraqitjen e tyre sepse tani në kohë fushate bëhet shpeshherë propagandë.

Ai tutje ka thënë se në Kosovë është kriju një percepcion se sistemi i drejtësisë nuk funksionin, mirëpo ai ka thënë se kjo nuk qëndron ani pse ka shumë mangësi.

”Sistemi i drejtësisë në Kosovë çalon kogja shumë por kur krahasohemi me ambientin rajonal…mendoj se qëndron më mirë”.

Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për tentimin për ta kapur politikisht sistemin e drejtësisë përkatësisht sistemin prokurorial.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika