Gashi: Presioni i Kosovës të jetë te hetimi i organizimit të pushtimit, jo te ekstradimi i Radojçiqit

Kreshnik Gashi nga BIRN-i ka deklaruar se faktori ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi Serbinë, për të zbardhur rolin e saj në sulmin e armatosur në Banjskë, përtej ekstradimit të Milan Radojçiqit

Kreshnik Gashi nga BIRN-i ka theksuar se Serbia duhet të marrë përgjegjësi për hetimin e sulmit të armatosur në Banjskë, duke kërkuar që fokusi i institucioneve të Kosovës të mos jetë vetëm në ekstradimin e Milan Radojçiqit, por në zbardhjen e plotë të organizatorëve dhe të urdhërdhënësve të këtij sulmi.

“Presioni ynë nuk duhet të jetë me ekstradu Milan Radojçiqin, por me hetu organizmin e pushtimit të Kosovës dhe ndarjes së Kosovës, pasi Prokuroria po thotë që këta kanë dashur me e nda Kosovën,” ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, është thelbësore që Serbia të nisë një hetim të thellë për të zbuluar se kush i ka dhënë armët dhe urdhrat grupit të armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës.

Gashi ka shtuar se Prokuroria serbe duhet të hetojë kush ia mundësoi këtij grupi veprimet në Serbi dhe të çojë hetimet deri në fund.

Ai gjithashtu ka theksuar se institucionet ndërkombëtare duhet të ushtrojnë presion ndaj Serbisë, për të ndëshkuar akterët që kanë kërcënuar rendin kushtetues të Kosovës.

“Këtu është kërcënuar edhe Rezoluta 1244 e OKB-së, dhe duhet të dërgohet në nivel më të lartë juridik, pasi kanë kërcënuar pjesën e vendit tonë që monitorohet nga KFOR-i,” ka përfunduar Gashi.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika