Gashi: Prishtina ka vetëm 80 zjarrfikës, vendet e lira nuk po zëvendësohen

Gashi ka deklaruar se ndonëse kryeqyteti ka mungesë të lartë të zjarrfikësve, numri i tyre nuk po rritet dhe vendet e pensionerëve nuk po rimbushen. Njëherit, ai ka treguar edhe zonat potenciale që mund të preken nga zjarret si rrjedhojë e temperaturave të larta në vend

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi ka deklaruar se ndonëse ka vende të lira për zjarrfikës, të njëjtat nuk po zëvendësohen me zjarrfikës të rinj.

Në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini, Gashi ka deklaruar se kjo paraqet një problem duke qenë se kryeqyteti ka mungesë të lartë të zjarrfikësve, numër ky i cili nuk është në përputhje me ligjin.

“Asgjë ska ndryshuar për mire. Këtë vit 5 veta kanë dal në pension dhe vendet nuk po mbushen…220 mijë banorë, duhet t’i ketë 146 zjarrfikësa  në bazë të ligjit e i ka vetëm 80”, ka deklaruar Gashi.

Ky i fundit ka theksuar se kjo mungesë vie si rrjedhojë e ngecjes në komunikim të komunave me agjensitë që menaxhojnë zjarrfikësit.

“Problemi kyç është për shkak të statusit. Ne jemi staf i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Menaxhohemi nga agjensia në koordinim dhe bashkëpunim me komunën. Pra, për me vendos konkurs duhet AMI-ja, në koordinim me komunën…vendet e lira duhet të argumentohen. Ky koordinimi, në mes agjensisë dhe komunave ka ngecur”, ka deklaruar ai.

Komandanti Gashi thotë se zjarrfikësit numërojnë rreth 734 intervenime, përkatësisht rreth 122 për muaj.

Së fundmi, Kosova po përballet me temperatura të larta.

Gashi ka treguar se zonat më të rrezikuara dhe ato të cilat janë prekur në të kaluarën janë Barileva, Grashtica, Magurë, Fushë Kosovë dhe Parku i pishave.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika