Analisti Astrit Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Procesi i Berlinit është një shpikje e një pagatishmërie të Bashkimit Evropian për të integruar Ballkanin në BE.
“Procesi i Berlinit është një shpikje e një pagatishmërie të Bashkimit Evropian për të integruar Ballkanin në Bashkimin Evropian dhe kjo pagatishmëri e disa vendeve të Bashkimit Evropian nuk mund të saktësohet me data”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë se pesha e takimit të krerëve shtetërorë në Tiranë është figurative, por jo përmbajtësore për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Pesha e takimit në Tiranë është figurative, por jo përmbajtësore”, ka thënë ai.
Këtë të hënë është mbajtur Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, në të cilin, temë diskutimi ishte dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.