Gashi: Qeveria as për deti s’mundet të shkojë në Amerikë, shkaku i shokut Kurti  

"E tmerrshme shumë. Kjo gjithmonë ka qenë e kundërta. Na kemi shku në Uashington, Serbia s’ka mund me shku as deri në aeroport"

Analisti, Dardan Gashi

Gjatë ditës së enjte përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Slavko Simiq, gjatë vizitës së tyre në Uashington janë takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Këtë takim dhe vizitën e përfaqësuësve të Listës Serbe në ShBA e ka komentuar analisti, Dardan Gashi, në “Debat Plus”, duke thënë se “Qeveria e Kosovës është në sanksione dhe s’mundet të shkojë as për deti në Amerikë, kjo është situata ku na ka pru shoku Kurti”.

“E tmerrshme shumë. Kjo gjithmonë ka qenë e kundërta. Na kemi shku në Uashington, Serbia s’ka mund me shku as deri në aeroport”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika