Gashi: Qeveria Kurti ka pranuar draft të keq për Kosovën

Analisti, Dardan Gashi, ka thënë se Qeveria Kurti e ka pranuar një draft të keq për Kosovën dhe se, sipas tij, do të zgjohemi në një Republikë qè kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “e ka pasë ëndërr”

Analisti Dardan Gashi

Analisti, Dardan Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Qeveria Kurti e ka pranuar një draft të keq për Kosovën.

“Të gjitha indikacionet janë që e ka pranuar një draft jashtëzakonisht të keq për Kosovën”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se do të zgjohemi në një Republikë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “e ka pasë ëndërr”.

“Kemi me u zgju në një Republikë të re që Albin Kurti e ka pasë ëndërr, Republikën e tretë. E ka pasë pjesë të imagjinatës së tij, dhe kjo Republika e tretë e Albin Kurtit do të duket kështu e ‘sakatume’ ”, ka thënë ai.

Sipas tij, dy javë pas Basnjkës, kur Kosova ishte dashur të jetë në elementin më të mirë të mundshëm diplomatik, “ka dështuar totalisht”.

“Dy javë pas Basnjkës kur Kosova ishte dashur të jetë në elementin më të mirë të mundshëm diplomatik, dështon totalisht dhe pranohet diçka që nuk e dimë mirë se çfarë ka pranuar”, është shprehur ai.

Kujtojmë që sot i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me krerët e opozitës, i cili pas takimeve është shprehur se ka pasur një ditë shumë produktive.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lajçak është takuar me nënkryetarin e kësaj partie, Lufi Haziri.

Haziri ka thënë se Lajçak e ka konfirmuar se kryeministri Kurti i ka thënë “PO” planit të sekuencimit, zbatimit të marrëveshjes dhe propozimit evropian, ku përfshihet draft-statuti për Asociacionin.

Lexo dhe: Haziri: Lajçak e konfirmoi se Kurti e ka pranuar planin evropian bashkë me draftin e Asociacionit

“Nuk kemi folur specifikisht për atë, sepse është detyrë e kryeministrit, ka rregulla dialogu. Nuk ka negociata, s’po shohim, palët po ofrojnë komente, ato nuk po negociohen. Është cështje që po e ruajnë procesin për veten e tyre, natyrisht një PO e konfirmuar nga Kosova u tha edhe nga Lajcak, që Kosova e ka pranuar planin e sekuencimit, zbatimin e marrëveshjes dhe modelin evropian”, ka thënë Haziri.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Lajçak është takuar me kreun e partisë, Memli Krasniqi. Ky i fundit ka thënë se Lajçak nuk ua ka prezantuar tekstin e draft-statutit, edhe pse kjo sipas tij  ka qenë kërkesë e vazhdueshme e PDK-së.

Lexo dhe: Krasniqi: Lajçak tha se drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën

“Ishte takim informues në lidhur me rrjedhjen e procesit të dialogut, ai na informoi për hapat që janë ndërmarrë nga ana e tyre dhe po ashtu shprehu qëndrimin e BE-së që drafti i Asociacionit që i është propozuar Qeverisë është një draft që është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që nuk shkon përtej vijave të kuqe. Por, fatkeqësisht, ne nuk patëm mundësinë që ta diskutojmë atë tekstin integral”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lajçak është takuar me kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika