Gashi: Qeveria nuk e ‘qan kokën’ se janë shkelës të Kushtetutës

Sali Gashi nga Sindikata e Administratës së Punëtorëve në sektorin publik ka thënë se mos zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat nuk është heshtje por është i qëllimshëm.

Sipas Gashit, Gjykata Kushtetuese e ka bërë publike këtë Aktgjykim, dhe se të njëjtin ia ka dërguar edhe Qeverisë së Kosovës, Kryeparlamentarit dhe po ashtu edhe zyrës së Presidentes.

“Mua më shqetëon fakti i mos reagimit të Presidentes së Republikës së Kosovës sepse sipas Kushtetutës ajo është garantuese e respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës”, ka thënë Gashi në FIVE në RTV Dukagjini.

Gashi tutje ka thënë se me këtë janë bërë shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.

“Këtë duhet ta themi haptazi. Tani së fundmi kemi edhe këtë shkeljen apo mosrepsektimi i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Qeverisë e që fatkeqësisht siç duket është bërë edhe si model dhe nuk e qajnë absolutisht koken se janë shkelës të Kushtetutës”, ka thënë Gashi.

Mungesa e dialogut social e i cili është obligativ dhe se është i rregulluar me legjislacionin në fuqi sipas Gashit ka ndiku që të kemi një ligj i cili “në vete e ka përmbajtë padrejtësi”.

“Thjeshtë janë injoru rekomandimet dhe sygjerimet e sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile e me theks të veqant edhe organizatat ndërkombtarë”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit problemi është ende më i thëllë.

“Ne jemi duke zbatuar një ligj të kundërligjshëm sipas Gjykatës Kushtetuese e që është shkelje në vete nga ana e Qeverisë. Pastaj shkelja e dytë është mos zbatimi i rekomandimeve tëe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shkelja e tretë sipas meje nga ana e Qeverisë është që zbaton dhe nxjerr akte që derivojnë nga Ligji i Pagave edhe pse Ligji i Pagave defakto është ligj i kontestueshëm nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se çdo akt apo rregullore i nxjerr nga Ligji i Pagave është i paligjshëm pasi që ai [ligji] është i kontestueshëm.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika