Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Arben Gashi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është ende e gatshme që ta trajtojë çështjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se zgjidhja për veteranët duhet të jetë më gjithëpërfshirëse dhe përmbajtjesore.
“Rreth 35 mijë njerëz janë nxjerrë nga tregu i punës, duke i pasivizuar ata efektin ekonomik dhe social e kemi bërë negativ. Nuk duhet të harrojmë se, në njërën anë po na ikin njerëz nga vendi e në anën tjetër janë nxjerrë gjithë këta njerëz nga tregu i punës”, ka shkruar ai në Facebook, gjersa ka thënë se tregu është në nevojë të fuqisë punëtore të tyre.
Tutje, ai ka thënë se “Duhet të mendojmë që veteranëve të luftës dhe të gjitha kategorive sociale t’ju krijojmë mundësi të rritjes së mirëqenies, duke i bërë sa më aktiv në shoqëri”.
Të hënën e 6 qershorit, organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në formë proteste ishin mbledhur para Kuvendit të Kosovës për t’i shfaqur pakënaqësitë e tyre.
Veteranët fillojnë protestën, mblidhen para Kuvendit të Kosovës