Gashi: Qeveria synoi ta hapë urën në shtator, nuk e bëri pas presionit ndërkombëtar

Astrit Gashi

Njohësi i çështjeve politike, Astrit Gashi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka tentuar që ta hapë urën e Ibrit në muajin shtator të këtij viti.

Por, sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të presionit jashtzakonisht të madh nga partnerët ndërkombëtarë.

“Synimi ka qenë të hapet në shtator, është shumë e saktë, s’mundet askush ta mohojë, Qeveria s’ka nevojë ta mohojë që ka lëvizur nga ky synim. Presioni ndërkombëtar ka qenë shumë i madh, mos të harrojmë ushtrime KFOR-i bëri me qit kordon te ura, ka qenë mesazh që mos hi tash, sepse mund të kesh pengesa dhe do kesh. Veprimi racional ka qenë mos me bë atë në atë moment”, tha ai në “Debat Plus”.

Gashi tha se në veri Qeveria ka merita për situatën e krijuar atje, por edhe disa të meta.

“Për mu që e kemi prit 20 vjet me u hap, nëse hapet në dhjetor apo shtator është çështja më e vogël. Për mu me rëndësi është që atje… por që ka një qarkullim të rritur dhe shtim të aktivitetit biznesor në veri, ky nuk duhet me u rreziku me veprime të tjera. Qeveria ka disa merita, por ka shumë të meta, është që duhet një “soft hand” atje”, tha ai.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika