Gashi: Radojçiq ende ka pushtet, Kosova të ketë kujdes

Gazetari Kreshnik Gashi, ka thënë se shteti i Kosovës duhet të tregohet i kujdesshëm sa i përket sigurisë në vend

Kreshnik Gashi, gazetar

Gazetari Kreshnik Gashi u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë e drejtësisë të kenë kujdes dhe të mos e nënvlerësojnë rolin e kriminelit Milan Radojçiq.

Në “Debat Plus”, Gashi tha se Radojçiq ka lidhje me biznesmenë e politikanë të Kosovës.

Po ashtu, sipas tij, ai ka njerëz edhe brenda institucioneve të ligjit siç janë Prokuroria dhe Policia.

“Qeveria dhe institucionet e sigurisë e drejtësisë duhet të kuptojnë se Radojciq nuk ishte vetëm, nuk është person që nuk ka lidhje me biznesmenë, politikanë dhe njerëz që kanë influencë në radhët shqiptare. Nuk është njeri cili nuk ka pasur njerëz në institucione të ligjit, në Prokurori, Polici. Ky njeri sërish ka pushtet. Ka nisur me i shitë bizneset e veta në Serbi, është duke kaluar në ilegalitet, vendi duhet me pas kujdes me pas situatën nën kontroll”, tha ai.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika