Gashi: Radojçiqi njëjtë sikurse Arkani mund të vritet nga Serbia

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se Millan Radojçiq, mund të vritet nga shteti serb

Avokati, Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se krimineli Milan Radojçiq, mund të vritet nga vetë shteti serb.

Ai në “Five”, tha se kjo nuk është ndonjë praktikë e re e shtetit të Serbisë, duke e përmendur edhe shembullin e kriminelit të luftës, Arkan, i cili ishte vrarë në një hotel në Serbi, nga njerëz të Millosheviqit.

Sipas avokatit Gashi, Serbia po ashtu mund edhe ta lejojë Radojçiqin të ikë nga Serbia.

“Është kriminel me renome, ndoshta më i fuqishmi në Ballkan, por kjo mund t’i hakmerret. Radoiciqi, më i sigurt do ishte në burgjet e Kosovës se në Serbi. Mund të jetë lirimi i tij për dy arsye, ose t’i mundësohet ikja nga Serbia, apo pas një periudhe kohor t’i ndodhë ndonjë aksident, apo të vrahet. S’e kemi praktikë të re nga Serbia, ajo e ka përdoru  Arkanin në kohën e Millosheviqit, kurse vetë atë në një hotel e kane ekzekutuar në pikë të ditës. Këtë fat të Arkanit mund ta ketë shumë lehtë Radojçiqi”, tha ai.

Ai po ashtu tha se informatat që i ka Radojçiq për Vuçiqin, mund ta rrezikojnë edhe jetën e këtij të fundit.

Sipas tij kjo nuk do të ishte hera e parë që do vritej një president serb.

Gashi u shpreh se më së miri do ishte që Radojçiq të ekstradohet në Kosovë sepse sipas tij tash e ka të rrezikuar jetën në Serbi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika