Gashi: Raportet nuk kanë qenë aspak ashtu siç po thotë Kurti

Kurti ka pasur sot takim me përfaqësuesit e QUINT-it, sipas analistit, Dardan Gashi raportet nuk kanë qenë siç thotë Kurti.

“Në përgjithësi raportet nuk kanë qenë aspak në atë që thotë Kurti, pjesë e autokracive në Kosovë është Qeveria Kurti, është një qeveri me tipare autokratike, kurse për kusht apo jo është dhe po shihet, i pari që e ka përmend që asociacioni do të jetë kusht ka qenë Escobar,” ka thënë Gashi në “Debat Plus”.

Sipas Gashit, takimi që është bërë sot nga Kurti me përfaqësuesit e QUINT-it është për shkak të qëndrimit të Gjermanisë dhe Francës që Asociacioni të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

“Kur ka deklaru Escobari dhe të tjerët në Amerikë që Asociacioni duhet të jetë kusht, është përqesh prej diplomatëve të Albin Kurtit në kuptim se çfarë ka Amerika të përzihet, takimi i sodit nuk e di se kush e ka inicuar, besoj që është për shkak të qëndrimit të Gjermanisë dhe Francës që Asociacioni të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, si hap i Qeverisë së Kosovës me tregu që e ka për seriozisht themelimin e Asociacionit,” tha Gashi.

Po ashtu, Gashi shtoi se dërgimi në kushtetuese është hapi i fundit që e ndërmerr qeveria, nuk ka më asnjë rol qeveria nëse e dërgon, i plotëson kriteret, gjykata mund të thotë se a është a jo përputhje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika