Gashi: Rrahman Jasharit dhe SBAShK-ut po ua bëjnë shumë mirë

Sipas Astrit Gashit, është SBAShK-u ai i cili ka bërë tre autogola vetes përgjatë kohës së grevës. Krahas çështjes së "humbësit dhe fituesit" të grevës, videoja e sotshme e LVV-së nuk mbeti pa u komentuar në studion e Debat Plus. Për këtë të fundit, Gashi ka thënë se LVV-ja nuk ka thënë asgjë të re

Astrit Gashi





Kur Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari deklaroi pezullimin e grevës në arsim, i njëjti kishte thënë se në këtë betejë nuk kishte fitues dhe se greva vetëm se ishte pezulluar.

Sipas Astrit Gashit, situata e tanishme e SBAShK-ut vie si rrjedhojë e verpimeve të tyre. Ai ka thënë se SBAShK-u i bëri tre autogola vetes. Në studion e Debat Plus të RTV Dukagjini, Gashi ka thënë se SBASh-u nuk kishte qenë më largpamës në atë se çfarë veprimet e tyre do të sillnin.

“Thanë duke e bërë temë tre javë se kryeministri nuk po na takon. I takoi. A ishte problemi takimi apo plotësimi i kërkesave? Greva e pësoi goditjen më të madhe të saj pas takimit me Kurtin, ky ishte autogoli i parë i saj. Autogoli i dytë, nuk e di si e kanë menduar po ideja për të hyrë në grevë duke shfrytëzuar mjetin e fundit opozitar pa qenë të vendosur me i shku deri në fund, ishte autogoli i dytë”, ka deklaruar Gashi gjersa ka numëruar edhe atë të tretin.

Sipas tij, “greva është instrumenti më i madh dhe më i fortë i një sindikate. Si mundet të pezullohet me një votim të thjeshtë me 52 me 48, si mundet të pezullohet një grevë me një shumicë të thjeshtë? Nuk ka logjikë”.

Ai ka theksuar se 48 për qindëshi i mësimdhënësve mbetën në baltë dhe se SBAShK-u hynë në një grevë pa ditur se ku do të dilte si situatë.

Lidhur me pezullimin e grevës, Jasharaj kishte deklaruar se e njëjta do të vazhdonte në janar në rast të mosplotësimit të kërkesave por se me çfarë masash, Gashi ka thënë se nuk ka idenë se me çfarë do të “frikësojnë” qeverinë.

Lidhur mos me ekzekutimin e pagave, Gashi ka thënë se një veprim të tillë do duhej t’a parashihnin.

Me “moskordinimin” e veprimeve të SBAShK-ut është pajtuar edhe analisti, Ylli Hoxha.

“E ka përdor grevën dobët. Ka mundur të njëjtat rezultate t’i arrinte pa grevë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ndërprerja e grevës nuk ka ndodhur si shkak i arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Qeverisë dhe SBAShK-ut por ngase ishte shkelur një e drejtë më e rëndë, ajo e fëmijëve për arsim.

Publikimi i videos së LVV-së

Pasditen e së hënës, Lëvizja Vetëvendosje kishte publikuar një video prej dy minutash në të cilën e njëjta kritikonte opozitën, duke thënë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur “shkatërruesit e shtetit”, ata që nuk duan ta shohin Kosovën mirë.

Lidhur me këtë, Gashi ka thënë se LVV-ja nuk ka thënë asgjë të re nga ato të cilat tashmë veçse janë thënë.

“LVV ska thënë asgjë që nuk kemi thënë në studio 20 vjetët e fundit, pak a shumë. Nuk i pashë të thonë asgjë për qeverisjen e tyre, kjo është brenga ime dhe e kësaj qeverie”, ka deklaruar ai.

Videoja e LVV-së ishte komentuar edhe nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. “Film i mirë”, e kishte quajtur ai.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika