Gashi: Rritja e vrasjeve në Kosovë pasojë e mungesës së dënimeve të ashpra

Kosova po përballet me një rritje alarmuese të vrasjeve, me katër ngjarje tragjike brenda vetëm tre ditëve, duke shkaktuar pasiguri te qytetarët

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi

Kosova po përballet me një rritje alarmuese të vrasjeve, me katër ngjarje tragjike brenda vetëm tre ditëve, duke shkaktuar pasiguri te qytetarët.

Avokati Tomë Gashi e cilëson këtë situatë si një pasojë të faktorëve të shumtë, përfshirë mungesën e dënimeve të ashpra për krime të tilla. Në një intervistë për Ekonomia Online, Gashi thekson se duhen ndërmarrë masa më të rrepta, si kontrolle më të shpeshta dhe dënime më të ashpra për të parandaluar incidentet e tilla të dhunshme.

“Brenda tri ditëve kanë ndodhur katër vrasje. Po duket që Kosova të ketë skena të luftës. Janë shumë faktorë që ndikojnë deri tek ardhja e këtyre vrasjeve katastrofale. Vepra më e keqe që një njeri mund t’ia bëjë një njeriu tjetër është që t’ia marrë jetën. Me atak përfundon gjithçka. Faktorët janë të shumtë, duke filluar nga shkollimi që nuk është adekuat, sepse kemi raste që janë gjetur një seri e armatimeve: prej thikave, boksave të hekurit deri tek armët e zjarrit, ndërsa nuk e dimë se a ka pasur përgjegjësi të dikujt, për shkak të lejimit të nxënësve, sepse tek nxënësit është gjetur ky arsenal i armëve dhe nuk dimë se a ka dhënë dikush përgjegjësi. Sipas ligjit, ata janë të mitur, nën moshën 14-vjecare. Ata nuk mund të dënohen, por prindërit e tyre definitivisht nëse e kanë ditur që ata po bartin me vete armë të tilla do të duhej të kishte procedura penale”, tha Gashi.

Avokati kritikoi dënimet e buta për mbajtjen e armëve pa leje, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme dhe të pasiguruara.

“Në shumicën e rasteve janë dënime që janë qesharake, janë dënime me pak para apo dënime të kushtëzuara dhe nuk japin asnjë shenjë tek të tjerët që bart armë të paautorizuar. Atëherë mund të pasojë një dënim me burgim me një kohëzgjatje të caktuar që gjykata e vlerëson. Janë një mori faktorësh, jo vetëm që mund të identifikohet një faktor që na sjell në gjendje të tillë. Edhe në raste të caktuara dënimet janë joadekuate në bazë të rrezikshmërisë të veprës penale. Kur ia merr jetën dikujt gjithçka ka përfunduar për personin, i cili është vrarë, sigurisht edhe vuajtjet e familjarëve dhe rrethit, por ndikimi është i madh, saqë ka pasoja edhe tek ata”, tha ai.

Gashi thekson se dënimet e lehta nuk japin mesazhin e duhur dhe krijojnë një ndjenjë krenarie tek ata që mbajnë armë, pasi nuk frikësohen nga pasojat.

“Mund të themi se ka lëshime prej të gjithëve. Qeveria nuk mund të bëjë politika të caktuara. Ne vetëm në raste të caktuara që kemi ndalime qoftë të makinave, lokale të caktuara që policia bën kontrolle të rastësishme dhe tek personat që u gjendet armë pa leje, të konfiskohet dhe të dërgohet tek institucionet përkatëse për t’u përballur me ligjin. Është një lloj krenarie që dikush që mban armë ndihet i fuqishëm, meqenëse ai e di që policia nëse ia gjen nuk do të pasojë ndonjë dënim i madh dhe lehtësisht pranon që të rrezikojë dhe të shkojë në vende të caktuara me armatim, sepse nuk i frikësohet ligjit, duke parë që të tjerët janë dënuar pak apo kanë kaluar me pasoja shumë të lehta ligjore”, shtoi ai.

Gashi kërkon masa më të rrepta dhe kontrolle të shpeshta për të parandaluar vrasjet dhe për të garantuar një drejtësi më të fortë.

“Vetëm kontrollet e shpeshta dhe sigurisht që dënimet më të ashpra mund të ndikojnë të parandalojnë këto raste kaq të rënda që po ndodhin kohët e fundit. Rastet më të rënda janë vrasjet e rënda që personi mund të dënohet prej 10 vjetësh deri në burgim të përjetshëm, por ne kemi vetëm pak raste të tilla që personat janë dënuar edhe me dënim të përjetshëm”, përfundoi avokati.

Gjata javës brenda 24 orëve, vendi u trondit nga dy vrasje, ku një 19-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar i tij në Vushtrri dhe po të njëjtën komunë ndodhi vrasje e dyfishtë ku një person vrau ish-punëtoren e tij në Stanoc të Vushtrrisë e më pas edhe veten, ndërsa në Prishtinë u vra po ashtu një person.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika