Analisti Astrit Gashi ka bërë deklaruar në lidhje me relacionet në mes të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe Donika Gërvallës.
Gashi ka thënë se Rugova nuk ka pasur respekt për Gërvallën, duke e mbështetur këtë në informacione të konfirmuara.
“E them këtë që e kam si informacion të konfirmuar nga dy tri burime. Donika Gërvalla është marrë me media në degën e LDK=së në Gjermani. Nuk ka qenë ndonjë figurë e madhe. Kur ka qëlluar Ibrahim Rugova, me qenë në mbledhje më të, nuk është që ka pasur ndonjë farë respekti për të. Rugova ka pas respekt për familjes e saj. Nuk ka pas respekt për të se gjuha e Donika Gërvalles është më afër më gjuhën e Rexhep Qosjes e Adem Demaçit e të LPK-së sesa të Ibrahim Rugovës. Rugova nuk ka bërë kësi polarizime. Pra nuk ka pas respekt për Donika Gërvallën”, ka thënë Gashi.
Vlen të ceket Donika Gërvalla, një fjalimi në Istog ka thënë se “shpirti i Ibrahim Rugovës”, është në “Guxo”, e jo në subjektin politik që Rugova kishte themeluar, Lidhjen Demokratike e Kosovës.
“LDK-ja e Rugovës ka vdekur, të nderuar zonja dhe zotërinj, por shpirti i tij jeton në partinë Guxo. Kushdo që pyet nga vjen Guxo dhe çfarë na shtyn përpara mund të shoh atë. Rugova është në Guxo, jo më në lidhjen e re, në rrugën e re, pra në qorrsokak. Për këtë arsyeje unë i ftoj votues tradicional të LDK, nëse ju ende besoni vizionin e presidentit Rugova, nëse ende besoni në një të drejt të qëndrueshme, derën e keni të hapur në partin Guxo”, ka thënë Gërvalla.